Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,92 % në raport me vendimin e datës 5.5.2023.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1,00 den/l,ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98, të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) ulen për 0,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,465 den/kg dhe tani do të jetë 39,155 den/kg.
Nga data 9.5.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 77,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 79,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 66,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 65,50 (denarë/litër)