Drejtori i burgut “Idrizovë”, Zoran Jovanovski, ka njoftuar se tashmë ka të punësuar të pezulluar, për shkak të hapjes së tunelit në këtë institucion ndëshkues-përmirësues.
Ai tha se cilët punonjës dhe sa prej tyre janë pezulluar, do të zbulojë pasi të dorëzohet akti prokuror, përcjell Telegrafi Maqedoni.Ka të pezulluar, por nuk mund të them sa apo detaje të tjera. Hetimi është në vijim, rasti po zbardhet. Së shpejti presim aktakuzë, por të presim përfundimin e procedurës”, tha për “Makfax” drejtori Jovanovski.Tuneli në “Idrizovë” u zbulua para një muaji, ndërsa nga MPB thanë se e kanë ditur dy muaj më herët. Në gërmimin e tunelit morën pjesë tetë të burgosur, të cilët janë të dënuar për vepra të rënda penale. Tuneli ishte i gjatë 40 metra dhe i mbrojtur nga prishja.