Trajneri i Barcelonës, Xavi ka hedhur poshtë sugjerimet që La Liga duhet t’i ndihmojë ata për të ri-nënshkruar me sulmuesin e Paris Saint-Germain, 0Lionel Messin.
Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, ka deklaruar se do të dëshironte që Barça të ri-nënshkruante Messin nga PSG – edhe pse jo pa respektuar rregullat financiare të La Ligës.
Deklaratat e tij dhe rikthimi i mundshëm kanë bërë bujë në Spanjë, duke u komentuar shumë dhe i fundit që ka folur rreth kësaj çështje ka qenë pikërisht trajneri i Barcelonës, Xavi.“Është një pyetje për presidentin e La Ligas. Ju keni pyetur personin e gabuar. Ka rregulla dhe unë nuk shoh ndonjë ndihmë. Ka rregulla që duhet të respektohen”, ka thënë Xavi kur u pyet nëse po ndihmohen nga La Liga për rikthimin e Messit.