Korridori 8/ Kreshnik Bekteshi ia “mbyll” gojën Dimitrievskit: Je politikan i prapambetur

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i është kundërpërgjigjjur kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievskit i cili ka treguar haptazi që nuk e përkrah projektin Korridori 8, madje sipas tij ky projekt shihet si pengesë sepse lidh Shkupin me Tiranën dhe Prishtinën.

Bekteshi në një postim të shkurtë në Facebook shkruan se kjo ideologji është e një politikani të prapambetur, duke ia potencuar Dimitrievskit se ka ngelur në mendësinë e politikës së viteve të 90-ta.

Dimitrievski i cili është i njohur për qëndrimet e tija anti-shqiptare me doza të theksuara nacionalizmi, e ka quajtur këtë projekt si hartë të Iliridës, teksa në intervistën e tij në Sitel ai ka shprehur dhe qëndrimet kundër ndaj rrugës progresive dhe frontit pro BE që ndjek qeveria aktuale.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *