Filipçe demantoi se një serb ka ndërmjetësuar për vaksina ruse për Maqedoninë e Veriut

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka demantuar se vendi nëpërmjet një ndërmjetësuesi nga Serbia është furnizuar me vaksinën ruse SputnikV.

Ai ka thënë se komunikimi me fondin investues rus zhvillohet në komunikim të drejtpërdrejtë.

“3.000 vaksinat e para kanë arritur menjëherë pasi që MSH e ka nënshkruar marrëveshjen për furnizim të 200.000 vaksinave nga prodhuesi i vaksinës Sputnik V. Për furnizimin e vaksinave kundër Kovid-19, pa dallim nëse bëhet fjalë për Spunik V, Sinofarm, AstraZeneka ose Fajzer, ose mekanizmit Kovaks, shteti ynë e ka paguar çmimin e vaksinës së ofruar nga prodhuesi, nuk ka kurrfarë provizione për asnjë furnizim të vaksinave kundër Kovid-19. Këto lajme të rrejshme kanë për qëllim që ta prishin procesin e furnizimit të vaksinave”, shkruan Filipçe.

Paraprakisht, një serb i cili jeton në Zvicër, në një deklaratë për Al Xhezeira, ka thënë se është ndërmjetësues për vaksinat ruse Supnik V për Maqedoninë e Veriut. Përskaj për vendin tonë, ai ka deklaruar se është ndërmjetësues edhe për BeH, Algjerinë dhe Bullgarinë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *