Vazhdojnë protestat e dhunshme në Francë, valë arrestimesh nga policia

Nuk mungoi dhuna, gazi lotsjellës, boja, gurë e shishe të hedhura mes palëve. Gjatë mbrëmjes, veç të lënduarve pas përplasjeve, pati edhe të arrestuar, për sjelljet e dhunshme.

Protestuesit vazhdojnë të mblidhen në demonstrata kundër reformës së pensioneve, që prej muajit janar, duke i kërkuar presidentit Macron që të tërhiqet nga ky vendim.

Sipas sondazheve më të fundit në vend, Macron ka humbur ndjeshëm mbështetje pas kalimit të reformës në ligj, pa votën në parlament, ndërsa opozita franceze është rritur fuqishëm javët e fundit, me kundërshtinë që i bëjnë kësaj reforme.

Vala e fundit e protestave përfaqëson sfidën më të madhe ndaj autoritetit të Macron, që prej revoltës së jelekverdhëve, 4 vite më parë. Tashmë përfaqësuesit e sindikatave në vend presin vendimin e datës 14 prill, kur Këshilli Kushtetues do të vendosë për ligjin e pensioneve.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *