Osmani-Kasijev: Theks i veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe energjetikë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka pranuar kopjet e letrave kredenciale nga Ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Azerbajxhanit, me seli në Beograd, Kamil Kasijev.

Duke i uruar suksese Ambasadorit Kasijev, Ministri Osmani shprehu besimin në zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe energjetikë. Kënaqësi e veçantë u shpreh për bashkëpunimin e shkëlqyer në nivel shumëpalësh dhe mbështetjen e ndërsjellë të kandidaturave në institucionet ndërkombëtare.

Në takim u diskutua edhe për kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, gjendjen aktuale në rajonin e OSBE-së, si dhe çështje të tjera ndërkombëtare dhe tema rajonale.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *