Sabriu: Lëvizja BESA kërkon që gjuha shqipe të jetë e barabartë me maqedonishten ne Kushtetutë

Jemi në një moment historik dhe shumë të rëndësishëm për të ardhmen e shtetit, duke i respektuar dhe promovuar të gjitha vlerat e demokracisë së mirëfilltë, e vlersojmë si moment jashtzakonisht të volitshëm që përmes një kohezioni intra-etnik dhe ndër-etnik të korigjojmë gabimet historike që janë bërë përmes formulimeve jo adekuate në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për të ndërtuar një kushtetutë e cila do jetë burim kryesor i paqes, tolerancës dhe vlerave demokratike tha ne takimin me gazetaret Fatmir Sabriu, shef i depertamentit per drejtesi ne Levizjen BESA.

Andaj Lëvizja Besa në bazë të dispozitave të nenit 130 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes kësaj kërkese i sugjeron dhe kërkon nga propozuesi i autorizuar i ndryshimeve kushtetuese, pra Qeverisë së RMV-së, që gjatë përpilimit të draft-verzionit për ndryshimet kushtetuese që do t’i dërgohet për debat Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të inkorporojë përveç ndryshimit të preambulës së kushtetutës edhe ndryshime të Amendamentit të V të kushtetutës së RMV edhe atë:

  1. Amandamenti V, pika 1, paragrafi 1 i Kushtetutës të formulohet në këtë formë:

Në tërë teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj qirilik dhe gjuha shqipe dhe shkrimi i saj.

Paragrafet tjerë të Amendamentit V duhet të përshtaten konform paragrafit 1..

Lëvizja Besa nuk ka kundërshti ndaj inkorporimit të komunitetit Bullgar në preambulën e kushtetutës së vendit por me këmbëngulje do të insistoj që Amendamenti V i kushtetutës të ndryshohet dhe gjuha shqipe të jetë e barabartë me gjuhën maqedonase në Republikën e Maqedonisë së Veriut.      

Jemi të bindur se përmes korigjimit, saktësimit dhe ndërhyrjeve në nenet e propozuara më lart, ndjeshëm do të përmirsohet Kushtetuta e vendit e cila do garantojë stabilitet dhe paqe afatgjate si dhe do jetë reflekcion i realitetit shoqëror që ka Maqedonia e Veriut. Pra, me këto ndërhyrje jo vetëm që do përforcohet karakteri multietnik dhe shoqëror i shtetit por njëkohësisht do mundësohet edhe funksionimi efikas i institucioneve shtetërore, gjë që është shumë e rëndësishme për një shtet anëtare e NATO-së dhe shtet i cili synon integrimin në BE deklaroi sot ne takimin me gazetaret Fatmir Sabriu, shef i depertamentit per drejtesi ne Levizjen BESA.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *