Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga hetimi i SPAK, për përgjimet e anti-mafias.
Hoxha tha se këtë herë prokurorët kanë ndjekur tjetër rrugë, duke shkuar në Romë, ku kanë marrë materialin bazë, mbi të cilin do të fokusohen hetimet.
Nga ana tjetër, gazetari ka zbuluar se SPAK ka në dorë një dosje tjetër, mjaft sensitive me të dhëna më shumë se këto përgjime.
Sipas gazetarit brenda kësaj dosje, e cila ka vite që nuk është nxjerrë për t’u shqyrtuar, prokurorët do të gjejnë materiale më të ndjeshme se ato të Ndraghetës. Siç thotë Hoxha bëhet fjalë për një funksionar të lartë shtetëror, i cili ka lidhje me personazhe të botës së krimit.
‘Me ndryshimet që janë bërë është e përcaktuar qartë mënyra si sillet organi i hetimit. Çështja është hapur. E morëm vesh që edhe kjo gjë ka ndodhur. Po ndiqen të gjitha hapat. Sa këllqe do të kenë prokurorët këtë do ta shohim.
Për mua është shumë mirë që prokurori ndoqi këtë rrugën që shkoi në Romë. Ndryshe me atë të Tahirit ku prokurorët u morën vetëm me ato që dolën në media. Në këtë rast është ndjekur rrugë tjetër. Është shkuar dhe kërkuar materiali bazë. Është interesant të them, SPAK-u jonë në dosjet që ka në hetim ka të dhëna shumë herë më të rëndësishme nga këto që dalin nga përgjimet. Ata flasin për persona të tretë dhe ne kemi politikanët tanë këtu që thanë janë indicie, prokurorët do mundohet të krijojnë prova.
Brenda në dosje, prokurorët do të gjejnë materiale shumë më sensitive se këto të përgjimeve, aty do të gjejnë funksionarë me personazhe të botës së krimit. Ke një funksionar të rëndësishëm shtetëror, në një dosje tjetër prokurorët kanë të dhëna, telefonata, që janë shumë më të forta se këto të Ndraghetës. Bëhet fjalë për personazhe të botës së krimit në vitet 2004-2005 që komunikojnë me funksionarë. Ose nuk janë hetuar nuk e di, por di që ai material ndodhet në dorë të SPAK-ut. Kanë për të dalë të dhëna shumë më interesante se përgjimet e Ndraghetës. Ne këtu e kemi pasur Ndraghetën shumë herët.
Kjo zhurma që ne kërkonim nuk u bë në tre ditët e para. Ata kanë hapur procedimin, kanë parë të dhënat, kanë shkuar në Itali dhe në datën 4 publikuan deklaratën që çështja ka filluar. Do të shikojmë se cilët nga personazhet janë të vërtetë të përfshirë. Janë elementë që duhen parë një nga një. Një nga dosjet që ka SPAK ka të dhëna mjaft të rëndësishme për përfshirje të funksionarëve të lartë shtetërorë me personazhe të botës së krimit’, tha ai në Abc.