Në Spanjë “kopjojnë” Ballist Morinën, shikoni çfarë ndodh në ndeshjen e La Ligës

Ndeshja Atletiko Bilbao-Eibar, e vlefshme për javën e 28-të të kampionatit spanjoll pati një episod të çuditshëm që bëri bujë në media.

Në minutën e 68-të teksa rezultati ishte 1-1, gjyqtarit ju desh të ndërpriste lojën për disa minuta pasi një dron ajror ra në fushë më një banderolë të vogël. Sipas mediave spanjolle në dron shkruhej një  mesazh kundër stadiumit të Bilbaos, ”San Mames”, pasi kombëtarja e Spanjës vitin e kaluar kishte kërkuar që të luante një ndeshje për Kampionatin Evropian por qytetarët vendas kishin kundërshtuar pasi kanë një kulturë të fortë lokale dhe e cilësojnë veten si populli më i hershëm në Spanjë.

Gjyqtari e ndërpreu ndeshjen për disa minuta dhe largoi dronin nga fusha. Një skenë kjo e ngjashme me rastin e ndeshjes Serbi-Shqipëri kur në vitin 2014 ulja e dronit në Beograd beri jehonë në të gjithë mediat botërore. Vlen të theksohet se në ndeshjet e futbollit, droni është një eksklizivitet i Ballist Morinës, i cili me gjetjen e tij gjeniale bëri bujë, ku nuk munguan artikujt e shumta të kushtuar atij.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *