Ka përfunduar takimi i përbashkët midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak në Ohër të Maqedonisë së Veriut. T
akimi ka zgjatur më shumë se një orë, ndërsa pritet që Borrell të dalë me një deklaratë.
Temë diskutimi ishte zbatimi i marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndryshe, fillimisht Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka mbajtur takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërkaq me pas edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Pas takimit bilateral, diku rreth orës 15:30 ka filluar takimi trepalësh ndërmjet Borrelit, Kurtit dhe Vuçiq.
E zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një deklaratë për media theksoi se në fund të takimit, përfaqësuesi i Lartë, Borrell do të dalë me një deklaratë për media.
Ai tha se kjo deklaratë pritet të bëhet në orët e mbrëmjes.