KRRE-ja publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja gjegjësisht rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,31% në raport me vendimin e datës 6.3.2023.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/l, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BSС-98 rriten për 1,00 den/l.

Nga data 14.3.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 83,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 85,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 77,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 76,50 (denarë/litër)

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *