Dekani i Fakultetit Pedagogjik i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Lulzim Mehmedi, më 6 mars 2023 e priti në takim pune delegacionin e Bordit të Arsimit të Vjenës, në përbërje: Elisabeth Fuchs, Barbara Urban, Dr. Wilfried Swoboda dhe Dr. Rolf Laven.
Bordi i Arsimit i Vjenës është një autoritet publik dhe institucioni zyrtar përgjegjës për të gjithë arsimin fillor dhe të mesëm dhe shkollimin në Provincën Federale të Vjenës, Austri.
Kjo vizitë i shqyrtoi mundësitë për bashkëpunim të mundshëm dhe aktivitete të përbashkëta ndërmjet Fakultetit Pedagogjik si dhe profesionistëve të arsimit nga Austria dhe Maqedonia e Veriut.
Vizita në Maqedoninë e Veriut pasoi takimin fillestar në Vjenë, (në shtator 2022), gjatë Shkëmbimit Akademik për profesorët dhe dekanët e Fakulteteve Pedagogjike, që punojnë drejtpërdrejt me programin LOJA dhe K. Wustrow CPS, në temën e Paqes dhe edukimit multikulturor, në mesin e të cilëve ishte i pranishëm edhe dekani i Fakultetit Pedagogjik i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Lulzim Mehmedi.
Në këtë proces, Qendra LOJA sjell përvojën e saj në krijimin e mekanizmave dhe moduleve rajonale për transformimin e narrativëve lokalë dhe rajonalë në kornizën evropiane.
Kjo vizitë shkëmbimi zhvillohet në kuadër të projektit “Civil Peace Service Program” i zbatuar nga Qendra LOJA dhe KURVE Wustrow, e mbështetur me fonde nga BMZ.