Kasami për “Grupin e zjarrit”: Nëse duan bashkëpunim, le të formojnë parti

“‘Grupi i zjarrit’ brenda BDI-së do të ishte më i pranueshëm për bashkëpunim me Lëvizjen Besa në rast se ata vendosin të shkëputen nga BDI dhe të formojnë subjekt të ri politik”.

Kështu deklaroi kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami gjatë intervistës në emisionin “Rruga drejt” në Alsat. Kasami shtoi se me shumicën aktuale parlamentare është mbyllur çdo mundësi bashkëpunimi.

“Për ne do të ishte e mirëseardhur nëse ata përfundimisht vendosin që të shkëputen nga BDI, formojnë parti politike dhe ulemi bashkë bëjmë një koalicion të zgjeruar opozitar me ata, me Alternativën, me parti tjera, me grupe tjera, me intelektual dhe faktorë të tjerë opozitar nga sektori civil për të cilët neve jemi të interesuar dhe jemi të gatshëm të shtrimë dorën e bashkëpunimit tek çdo forcë politike me të cilët ne vlerësojmë se votuesve shqiptar do të ju japim vlerësimin se neve kemi tejkaluar vetveten dhe neve jemi të gatshëm të formojmë një forcë fituese me të cilën do t’ju garantojmë se vota e tyre nuk do të shkon huq”, deklaroi Bilall Kasami.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *