Kasami takon ambasadorin japonez Kazuya Otsuka

Nder dhe kënaqësi sot në hapësirat e Komunës së Tetovës të mirëpres ambasadorin e Japonisë, Kazuya Otsuka me të cilin nënshkruam marrëveshjen në kuadër të grant programit për projekte të vogla dhe siguri njerëzore (GGP) në vlerë prej 77.188 euro ku parashihet renovimi i dyerve dhe dritareve në shkollën fillore “Kirili dhe Metodi”, në Tetovë. Përmes këtij donacion më tepër se 1000 fëmijë do të kenë një mjedis të sigurt mësimi. Në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Tetovës falënderova ambasadën e Japonisë dhe Sh.T ambasadorin Kazuya Otsuka, për bashkëpunimin dhe investimet e vazhdueshme në zhvillimin, mbështetjen dhe miqësinë e qytetit tonë. Bashkë me ambasadorin e Japonisë, drejtoreshën e shkollës Sihana Kasami, vizituam shkollën fillore “Kirili dhe Metodi” për të promovuar nga afër projektin në fjalë ka shkruar ne rrjetin Facebook, kryetari i Tetovës Bilall Kasami.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *