Debati për zgjedhjen të ministrave të rinj vazhdon sot në mesditë

Deputetët debatojnë për zgjedhje të ministrave të rinj, të propozuar nga Qeveria – Krenar Lloga i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti i Shëndetësisë, Azir Aliu i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Kaja Shukova ministre e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në seancën e 104-të, e cila filloi dje, e kërkoi besimin nga deputetët për formimin e Qeverisë që siç u shpreh ai më stabile, më të suksesshme, më efikase dhe të përqendruar.

Deputetët nga opozita potencuan se kryeministri nuk ka thënë asgjë për propozimet e reja për ministra dhe pse ata janë më të mirë se ata paraprakë. Ata akuzuan se tre nga propozimet për ministrat kanë qenë bashkëpunëtorë të pushtetit paraprak, respektivisht, siç thanë, “ata që i kanë sulmuar për krim dhe korrupsion”.

Në seancën e 104-të duhet të shkarkohen edhe zëvendës ministrat e Mbrojtjes, Bujqësisë dhe Arsimit dhe Shkencës, Bashkim Hasani, Abdulshyqur Abedini dhe Lulzim Aliu dhe të zgjedhen zëvendësit e tyre.

Në fillim të seancës, e cila filloi më 13 shkurt, janë konstatuar dorëheqjet e ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupançevski dhe ministrit të Ambientit Jetësor, Naser Nuredini, si dhe zëvendës ministrave të Shëndetësisë, Vlladimir Rendevski dhe të Drejtësisë, Agim Nuhiu.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *