Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i ftuar në “Magazina Ekonomike” sonte në Alsat deklaroi se një numër i madh i kompanive kanë shkelur marrëveshjen me Qeverinë për uljen e çmimeve të produkteve bazë, në kompensim të rrymës së subvencionuar.
Sipas Bekteshit, Ministria e Ekonomisë ka pranuar raportin e Inspektoratit të Tregut dhe pas një analize përfundimtare nuk përjashton mundësin që dikasteri i tij t’i propozoj Qeverisë shfuqizimin e masës për subvencionimin e rrymës elektrike.
“Kemi pasur disa takime me Odat Ekonomike, në veçanti me sektorët të cilët kanë të bëjnë me prodhimin e produkteve bazë, ku të gjithë së bashku kemi ardhur në konkluzionin që Qeveria duhet të merr masa adekuate që në pjesën e energjisë elektrike tu ndihmojmë prodhuesve me qëllim që të kemi ulje të çmimeve të produkteve të cilat janë të theksuara në vendimin qeveritarë, siç janë: buka, vaji, testeninat dhe qumështi, në veçanti për fëmijët. Një pjesë e konsiderueshme e kompanive vendore, për fat të keq nuk e kanë respektua marrëveshjen xhentëlmene të cilën e kemi arritur midis Qeverisë dhe Odave Ekonomike. Ne kemi pranuar raportin si Ministri e Ekonomisë nga ana e Inspektoratit të Tregut,.