Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Zeqirja Ibahimi ka thumbuar deputetin Skender Rexhep Zejdin ish deputetin e Alterantivës, tani deputet i pavaur, pasi ki sonte në emisionin ClickPlus tha se do të votoj për shkarkimin e Bekim Sali dhe se në Alternativën e Afrim Gashit do të nis paknaqësia brenda një muaji. Zejdi hodhi akuza të rënda për Afrim Gashin, Zeqirja Ibrahimin dhe Bekim Sali si shkatërrues të Alternativës.
Pas këtyre akuzave ka qenë menjëherë reagimi i Zeqirja Ibrahimit duke treguar edhe një përallë me Enver Hoxhën ku në fund Ibrahimi thotë se “Kurrë nuk është vonë për burrin me u korit’” që i bie se Zejdi në fund të është duke u koritur, përcjell TS.
“Kishte pas dalë Enver Hoxha njëherë në veri të Shqipnisë me u taku “gju më gju me popullin”. Dhe, derisa e mbështillnin nga një duhan me një plak të Malësisë, Shoku Enver po i thurte lavde plakut për meritat e tij në çlirimin e vendit. Plaku e dëgjonte duke thithur duhan e pa i bë shumë përshtypje lavdet e Shokut Enver. Pastaj iu përgjigj: “Kurrë nuk është vonë për burrin me u korit’” ka shkruar Ibrahimi./TS/