Tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt, shkaktoi më shumë se 36,000 të vdekur dhe shkatërrime të panumërta. Provinca Hatay ishte një nga 10 provincat më të goditura nga tërmetet e dyfishta, me magnitudë 7.8 dhe 7.7 ballë në Turqinë juglindore.
Por siç raporton CNN Turk, një qytet me 42 mijë banorë në provincën Hatay, Erzin nuk ka raportuar asnjë të vdekur nga shembja e ndërtesave.
Kjo është në kontrast me raportet e mediave të huaja për raportet për ndërtime të parregullta në pjesën tjetër të provincave të goditura nga tërmeti, ku ndërtesat u shembën si kulla letre, duke varrosur disa njerëz në rrënoja.