DAP alarmon: Të mos hapen SMS-mesazhet dhe të mos shpërndahen të dhënat në ujp.mk

Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) njofton qytetarët se dje dhe sot, një dërgues i panjohur, duke shfrytëzuar logon e DAP-it, përmes SMS-mesazheve ka bërë përpjekje që të detyrojë qytetarët të shpërndajnë të dhënat personale dhe të kartelave bankare.

Mesazhet janë dërguar nga numri i telefonit +38979212628 me këtë përmbajtje:

“Kryeni paraqitjen e detyrueshme në DAP https://ujp.mk/verifikacija”.

“Ky link është i rremë dhe nuk çon drejt adresës elektronike të Drejtorisë për të Ardhura Publike”, njoftojnë nga DAP-i.

DAP, bën thirrje që të mos hapen këto SMS-mesazhe dhe të mos hapet linku, kurse nëse dikush e ka hapur, të mos plotësojë fushat ku kërkohen të dhënat personale të qytetarëve, për shkak të keqpërdorimit të tyre.’

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *