Emrat e ministrave dhe zëvendësministrave të ri që pritet të votohen nesër janë emra që nga pushteti kalojnë në pushtet. Pothuajse të gjithë emrat kanë qenë në poste më të larta shtetërore. Lloga nga anëtar I KSHZ kalon në ministër të drejtësisë ndërkohë që shumë më herët ka mbajtur disa poste madje nga komuna e Tetovës në vitin 2010 ka marrë rrogë ne emër të Këshilltarit Juridik në kohën kur PDSH kishte pushtetin lokal. Lloga mbas vete mbart edhe shumë skandale, por emërimi I tij mban vulën e Selës ish ,liderit të ASH. Ministri I Shëndetësisë Fatmiri, ka drejtuar Këshillit Drejtues në Fondin Pensional një post me shumë kompetenca dhe njeri I afërt me Arben Taravarin. Figura më kontradiktore e ASH vjen nga Gostivari Amir Aliu këshilltar I ish kryeministrit Gruevski për çështje të IT teknologjisë. Një figurë që për mësues ka pasur Gruevskin ndërsa sot fryma grueviste instalohet në qeveri ndoshta përmes Aliut. Vjollca Berisha duket se ka simpatinë e dyshes Sela Taravari e cila edhe pse vjen nga Tetova me një simpati prej 777 votash ajo merr postin e zëvendësministres së bujqësisë një dikaster I panjohur për atë. Një mision I pamundur.
Zëvendësministrat e ASH janë figura të cilët kanë punuar në ato dikastere. Po ashtu edhe figurat e BDI-së janë emra që kanë pasur poste edhe më herët dhe tani Ahmeti vetëm u ndërron vendet atyre duke u mbytur shpresën shumë figurave tjera të cilët shpresonin se do të merrnin një post ndoshta edhe të vogël. BDI në këtë Pazar politik mbetet humbësja më e madhe për vetë faktin se humbet ministrinë e ekologjisë dhe merr zëvendësministrin e Arsimit ku kanë edhe ministrin. Dy figura të BDI-së do të drejtojnë ministrinë e arsimit në kohën kur tekstet shkollore dhe mësimi shqip ndodhet në një situatë shumë të rënduar. Paramendoni ende kemi tekste që fyejnë shqiptarët, kurse në Cashkë Veles dhe në duisa zona tjera nxënësit shqiptar ende mësojnë maqedonisht. Dyshja Shaqiri, Nuhiu nuk kanë shumë kohë por vetëm 1 vit. Për çudi lufta për BE u zhvillua vetëm si alibi karshi qytetarëve sepse asnjëra parti nuk tentoi të merr Sekretariatin Evropian pasi atje kompetencat janë minimale me një buxhet të limituar. Propozimi I LSDM për zëvendësministër të drejtësisë emëron Viktorija ndaj të cilës ka kallëzim penal. Tani radhën do ta kenë drejtorët në disa institucione. Spekulohet se sërish në listë të parët do të jenë emra që edhe më parë kanë qenë në tortën e pushtetit.