Kthehen në vend nxënësit që u gjetën në rajonin e tërmetit

TË GJITHË JANË NË GJENDJE TË MIRË SHËNDETËSORE

Tetë nxënësit nga Maqedonia e Veriut dhe mentori i tyre, që u gjetën në rajonin e ytërmetit në Turqi, në mëngjes janë kthyer në vend dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore – ka njoftuar Ministria e Jashtme.

Nxënësit e shkollave të mesme në Gostivar bashkë me mentorin e tyre kishin qëndruar në Turqi përmes programit “Erazmus Plus”, kur të hënën ishin gjetur në rajon e goditur nga tërmeti prej 7.8 ballësh sipas Rihterit. Ishin lënduar dy nxënës dhe më pas të trajtuar në Turqi.

Në rajonin e rrezikuar ku gjendeshin nëntë shtetasit e RMV-së ishte dërguar një diplomat nga Ambasada e RMV-së në Ankara, pas cka personat ishin transferuar në Stamboll.

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se për momentin nuk ka informacione për shtetas tjerë të vendit në Turqi duke potencuar se përfaqësitë diplomatike në Turqi janë në dispozicion 24 orësh kurse janë bërë publike edhe numra telefonik.

+905394569710 Ankara ,

+905456149777 Stamboll ,

+ СОС-telefoni i MPJ-së në Shkup  38975273732

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *