Ashtu siç pritej, Marseille-PSG ishte një sfidë e gjitha për t’u shijuar, pasi skuadrat dhuruan “show”, në takimin e vlefshëm për 1/8 e Kupës së Francës.
Në “Velodrome”, marsejezët triumfuan 2-1 ndaj skuadrës së Galtier, që heq kështu dorë nga një trofe i sezonit edhe pse në këtë ndeshje u rikthye Neymar dhe Sergio Ramos.
Marseille u shfaq menjëherë kërkuese duke vizituar shpesh portën e Donnarumma-s, ndërsa goli i avantazhit u shënua në minutën e 31-të, me autor Alexis Sanchez. Sulmuesi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke mposhtur portierin italian të parizienëve.Një gol i cili vendosi në punë sulmin e PSG dhe kampionët e Francës reaguan në limitet e fraksionit, pasi në minutën e dytë shtesë barazuan me Sergio Ramos, me spanjollin që shfrytëzoi pasimin e Neymar.Marseille prek kështu fazën çerekfinale në Kupën e Francës dhe rikthehet te suksesi ndaj PSG pas 5 ndeshjeve, ndërkohë parizienët pësuan humbjen e tretë në këtë vit, duke treguar se përsëri nuk janë në ritmin e duhur, duke mbyllur këtu aventurën në Kupë.