Sali: Janë pranuar mbi 320 fletëparaqitje mjekësore për të ndihmuar Turqinë

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali njofton se janë pranuar mbi 320 fletëparaqitje nga profile të ndryshme mjekësore për të ndihmuar Turqinë.

“Ju faleminderit për interesimin për të ndihmuar në pasojat e tërmetit në Turkiye. Deri më tani kemi pranuar mbi 320 fletëparaqitje nga profile të ndryshme mjekësore.

Ju informojmë se të dhënat tuaja janë marrë dhe tani jeni në listën e përgatitur. Kur të marrim konfirmimin nga terreni nëse dhe kur do të përfshiheni, ne do t’ju njoftojmë në kohën e duhur me informacion shtesë në lidhje me udhëtimin dhe qëndrimin”, shkruan në Facebook ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *