Evakuohen shtetasit e Maqedonisë të cilët ndodheshin në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi

Ministria e Punëve të Jashtme e njofton se nëntë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët u gjetën në zonën e goditur nga tërmeti (tetë nxënës dhe mentori/mësimdhënësi i tyre, të cilët qëndrojnë në Republikën e Turqisë përmes programit “Erasmus Plus”), janë larguar nga zona e prekur nga tërmeti dhe janë rrugës për në Ankara.Nga MPJ thonë se në organizim të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Ankara, me dy automjete, studentët do të mbërrijnë në kryeqytetin turk gjatë ditës. Prej këtu studentët do të drejtohen për në Stamboll, ku ofrohet akomodim i përkohshëm, deri në nisjen e tyre për në vend, që është planifikuar të bëhet gjatë ditës së nesërme. Mes tyre janë edhe dy nxënësit e lënduar, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *