Tensionohen marrëdhëniet pas protestave, Erdogan për anëtarësimin e Suedisë në NATO: Vendimi ynë mund t’ju tronditë!

Presidenti i Turqisë Rexhep Tayiip Erdogan gjatë një takimi me të rinjtë në qytetin Bilechik, deklaroi se Turqia mund të marrë një vendim për anëtarësimin e Finlandës në NATO që mund të tronditë Suedinë.

“Nëse është e nevojshme, ne mund të japim një përgjigje tjetër.” “Suedia do të tronditet kur të japim një përgjigje ndryshe në lidhje me Finlandën”, tha kreu i shtetit turk.

Marrëdhëniet midis Suedisë dhe Turqisë u tensionuan dukshëm gjatë janarit për shkak të një sërë protestash pro-kurde në Stokholm.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *