Asnjë zgjidhje për transportuesit privatë, këmbëngulin në pagesën e borxhit

Transportuesit privatë thonë se e kanë humbur plotësisht besimin te kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, andaj nuk kanë konkurruar në thirrjet e fundit për linja të caktuara. Transportuesit thonë se pas çdo deklarate, Arsovska dëshmon se nuk ka interes të zgjidh problemin me transportin publik e as me borxhin e transportuesve privatë. Isen Halili thotë se kushtet në thirrjet e qytetit të Shkupit ishin skandaloze, pasi fillimisht numri i autobusëve që kërkohej nuk e plotësonte as 20% e nevojave, ndërsa obligimet ishin të papërballueshme.

“Në atë konkurs ishte paraparë që ne me vetëfinancim ta financojmë transportit e pas tre muajve ta bëjnë pagesën. Mirë po edhe nuk është e mundur që ne ta bëjmë atë, por duket pasur parasysh që na ka borxh dhe për tre muaj nuk na ka bërë pagesën dhe luan me neve ping-pong herë se Qyteti i Shkupit na ka borxh, herë se nuk na ka borxh, kush do të na bëjë pagesën neve pas tre muajve dhe a do të na thotë pas tre muajve që ne ti kërkojmë paratë me gjykatë se nuk na ka borxh, kjo është e papranueshme”, tha Isen Halili, transportues privat.

Sipas transportuesve privatë, skandaloze është nisma e Qytetit të Shkupit për të blerë 50 autobusë ekologjik, kur më shumë se 70 autobusë të tillë po prishen për çdo ditë nëpër parkingjet e tyre. Ata thonë se edhe sikur të bliheshin ata autobusë sërish nuk do të përmbusheshin kërkesat e transportit publik, sepse për momentin aktiv duhen të jenë mbi 200 autobusë. Transportuesi Masar Alija thotë se veprimet e Arsovskës janë shkatërruese për ta.

”Për neve është shkatërrim, sepse ne kemi blerë autobusë e na kanë mbetur në parking edhe pa regjistruar shkaku i gazit që u bë shumë shtrenjtë. Ne dëmtohemi shumë edhe fizikisht edhe psikikisht jemi të dëmtuar, të gjithë tu investuar nga tre dekada, nga dy dekada dikush, me borxhe me kredi edhe na kanë mbetur autobusët në parking”, deklaroi Masar Alia, transportues privat.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska një ditë më çarë ripërsëriti se nuk do të takohet me transportuesit privatë dhe ndaj tyre nuk kanë asnjë borxh, Transportuesit privatë thonë se presin që kryeministri të mbaj premtimin për ndërmjetësim në zgjedhjen e problemit, që qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja për Qarkullim Publik tu paguaj borxhin prej mbi 500 mijë euro. Transportuesit privat tashmë tre muaj nuk janë në qarkullim pasi nuk kanë marrë para për punën e tyre. Edhe sot stacionet ishin plotë me qytetarë që presin, ndërsa autobusët të stërmbushur. /Alsat.mk

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *