Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tha se sot ulen për t’i filluar negociatat me partitë qeveritare, ndërsa shtoi se ata kanë përgatitur programin e tyre të cilin do ta prezantojnë.
“Pastaj mendoj se do të bisedojmë edhe për zgjedhje kadrovike. Së pari puna që duhet të bëjmë sot është a mund të sinkronizojmë programet”, ka thënë Taravari.
Ai tha se nuk janë të vërteta spekulimet për ndarje të resorëve.
Një nga pikat e programit Taravari e përmendi pakon për luftën kundër korrupsionit.