Kisha nderin që sot ta pres në takim ambasadorin e OSBE-së në Shkup, z. Kilian Val së bashku me këshilltaren e Komunës së Tetovës Besa Kadriu si dhe kryesuesin e këshillit komunal Besar Durmishi. Në takim diskutuam për gjendjen në komunën tonë, realizimin e projekteve dhe shumë sfida të tjera të rëndësishme. E njoftuam z. Val se Komuna e Tetovës nuk ka mbështetje nga ana e Qeverisë për realizimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve.
Bashkërisht me ambasadorin Val, diskutuam edhe për zhvillimet e fundit që po ndodhin në rajon me theks të veçantë marrëdhëniet Kosovë – Serbi, ku edhe njëherë ripërsëritëm qëndrimin tonë se në rajon duhet të ketë stabilitet dhe paqe. Biseduam edhe për sfidat në Maqedoninë e Veriut nga zgjedhjet e parakohshme deri tek Ndryshimet Kushtetuese, ku edhe njëherë rikthesova se vendi duhet të jetë pjesë e BE-së dhe se çdo alternative tjetër do të ishte e dëmshme dhe do ta dërgonte vendin në pikën zero.
Gjithashtu – ambasadorin Val e urova për misionin e tij të ri në Maqedoninë e Veriut, duke shpresuar në thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.