Sulmohen me thikë pasagjerët në stacionin hekurudhor të Parisit, disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Francës, Paris, ku raportohet se disa persona janë plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në stacionin qendror hekurudhor të Parisit.

Policia hapi zjarr ndaj një “personi të rrezikshëm” që plagosi udhëtarët në një nga stacionet kryesore hekurudhore të Parisit, Gare du Nord, të mërkurën.

Mësohet se, trafiku është i ndërprerë në zonat e nisjes dhe mbërritjes së Paris Nord. Sipas mediave vendase, Policia duket se ka hapur zjarr kundër një personi të rrezikshëm që plagosi udhëtarët në Gare du Nord.

Shërbimet e urgjencës kanë ndërhyrë, ndërsa është vendosur një perimetër sigurie, por stacioni vazhdon të funksionojë normalisht.

Sipas policisë, agresori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa ende nuk dihet saktësisht se sa persona janë lënduar nga ky sulm.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *