Qendra,”Fluent”, organizon trajnimin “Protokoll Diplomatik”

Në një atmosferë shumë impozante, “FLUENT” nisi me njërin ndër trajnimet më reprezentative, atë për “Protokoll diplomatik”. Të pranishëm në eventin e organziuar me këtë rast ishin një pjesë e profesorëve të cilët do të ligjërojnë në këtë trajnim, kandidatët të cilët do ta ndjekin në tërësi trajnimin dhe bashkëpunëtor të “FLUENT”.“Protokolli diplomatik” është trajnim i cili vin pas shumë trajnimeve të suksesshme të realizuara nga “FLUENT”, ndër to: Akademia politike, Menaxhment dhe menaxhim i kohës, Komunikimi publik dhe arti i të folurit, Zhvillimi i personalitetit, Gazetari dhe marrëdhënie me publikun dhe ngjashëm.Trajnimin në fjalë e ndjekin persona fizik e juridik, ndërkaq pjesë e trajnimit janë edhe të deleguar nga institucione të ndryshme, përfshirë: Komuna e Tetovës, Agjencia për zbatimin e gjuhës, Ministria e kulturës, Ministria e arsimit dhe shkencës, Komuna e Bogovinës, Komuna e Vrapçishtit, Komuna e Tearcës, Agjencia për punësim, Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut, Fondi shëndetësor, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë, Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërmarja Kipper dhe të tjerë. “FLUENT” falenderon të gjitha institucionet dhe të gjithë kandidatët për besimin që atribute të fuqishme nga protokolli në përgjithësi, e ai diplomatik në veçanti do të arrijnë të marrin në institucionin tonë. Fjalë rasti në Hapjen solemne patën trajnuesit, Prof. Dr. Musa Musai, Prof. Dr. Ylber Sela, Prof. Dr. Enver Abdullahu; në cilësinë e njërës nga kandidatet që ka ndjekur më së shumti trajnime në “FLUENT” foli Xhumadije Ibrahimi (gazetare), ndërkaq të pranishmit në cilësinë e nikoqirit I përshëndeti edhe Berat Azizi. Me këtë rast u vlerësua lartë kontributi i “FLUENT” në sferën e arsimit joformal në përgjithësi, ndërkaq në sferën e “Akademisë politike” dhe “Protokoll-it diplomatik”, në veçanti. Ndryshe, pas hapjes solemne pason ditë e ngjeshur për realizim të dy moduleve të para të trajnimit në të cilat do te ligjërojnë: ish ambasadaori, Prof. Dr. Enver Abdullahi dhe ish deputeti, Akademik Izet Zeqiri. Në modulin e tretë do të ligjërojë Adelina Marku, negociatat nën thjerrëzën e protokollit diplomatik – të menduarit strategjik dhe lidershipi – specifikat e protokollit diplomatik në MPJ, Maqedonia e Veriut

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *