Arrestohet ish drejtori i Doganës, Dragan Daravellski

Policia kufitare në “Tabanoc” ka arrestuar ish drejtorin e Doganës, Dragan Daravellski. Daravellski ka tentuar të kalon kufirin Serbi-Maqedoni e Veriut bashkërisht me familjarët e tij. Arrestimi i tij është bërë mbi bazën e dënimit të plotfuqishëm prej 7 viteve burg për “shpërdorim me detyrën zyrtare”, përkatësisht keqpërdorimin e 2.5 milion eurove. Në vitin 2016 kishte një tentativë për ekstradimin e tij në Maqedoni, por autoritetet serbe kishin ndërprerë procedurën pak minuta para dorëzimit pasi me vonesë kishin mësuar se Daravellski posedon shtetësi serbe.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *