“Puna ime në Europë përfundoi, të ndryshojmë mentalitetin”
Cristiano Ronaldo u prezantua si afrimi më i bujshëm i Al Nassr, skuadra nga Arabia Saudite. Stadiumi i ekipit nga Riadi ishte mbushur i tëri nga tifozët që kishin paguar nga 4 euro secili për të qenë në pranishëm në daljen e parë të Ronaldo që firmosi deri në vitin 2025. Ai zbriti në fushë sëbashku me familjen dhe falenderoi tifozët për pritjen. Vetë 37-vjeçari portugez tregoi në konferencën për mediat përse bëri këtë zgjedhje.
Cristiano Ronaldo: Është një mundësi e madhe, jo vetëm për futbollin, për të ndryshuar mentalitetin e brezit të ardhshëm. Shumë klube nga Australia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Portugalia u përpoqën të më afronin. Puna ime në Europë përfundoi dhe jam krenar për këtë sfidë të re.
Trajneri i Al Nassr, Rudi Garcia tha se ishte i lumtur që Ronaldo u bë pjesë e ekipit të tij dhe se shpreson t’i ndihmojë për të arritur suksese. Cristiano Ronaldo është kthyer futbollisti më i paguari në botë me 200 milionë Euro në vit.