Aksioni policor në Tabanoc, kallëzim penal kundër 12 personave

Më datë 26.12.2022, Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rënda, Departamenti për Hetime Kriminale – Njësia për Korrupsion, ka ngritur kallëzim penal kundër 12 personave, përkatësisht: I.N.(47), A.A.(41), N.P.(40), D.K.(43), V.F.(39), H.K.(29), M.J.(28 ), F.K.(23), F.I.(36), A.D.(28), J.N.(38), të gjithë nga Kumanova dhe A.S.(24), nga Kratova, punonjës në Stacionin Policor për Kontrolle Kufitare – Tabanoc në qendrën rajonale për çështje kufitare veri, për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprat penale “grup kriminal”, “marrja e ryshfetit”, “keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar”, njoftojnë nga MPB, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Në kuadër të hetimeve penale nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar, për shkak të njoftimeve se në pikën kufitare Tabanoc një grup i zyrtarëve policorë në mënyrë të organizuar dhe në koordinim me organet publike kompetente kryejnë veprime të inkriminuara me elemente korruptive. Prokurori i Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në bashkëpunim me Departamentin për Operacione Speciale Policore – Njësiti për Shpërndarje të Shpejtë, më 25.12.2022, janë kryer bastisje në objektet zyrtare të vendkalimit kufitar Tabanoc dhe në shëpitë e të disa prej të denoncuarve penalisht.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *