Dinamo Zagrebi eliminon Totenhemin, Orsiç i papërballueshëm

Janë mbyllur 4 ndeshjet e Ligës së Europës, teksa janë përcaktuar skuadrat që shkojnë në çerekfinalen e këtij kompeticioni.

Arsenali është mposhtur në shtëpi nga Olimpiakosi minimalisht, por skuadra e Artetës ka kaluar më tej, falë fitores 3-1 në ndeshjen e parë.

Roma gjithashtu ka kaluar më tej, teksa ka mposhtur edhe në ndeshjen e kthimit Shaktarin 1-2, pasi ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren e italianëve 3-0. Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla luajti titullar, ku tregoi një ndeshje të mirë.

Granada është skuadra tjetër që kalon më tej, teksa ka përfituar nga fitorja 2-0 në ndeshjen e parë, pasi ditën e sotme u mposht 2-1 nga Molde.

Ndërkohë Dinamo Zagrebi ka elimimuar Totenhemin, duke përmbysur rezultatin e ndeshjet së kaluar, falë 3 golave të Orsiç.

REZULTATET:

Arsenal-Olimpiakos 0-1 (3-2)Dinamo Zagreb-Totenham 3-0 

Molde-Granada 2-1 (2-3)

Vajeho 29′, Hestad 90’/ Soldado 72′

Shaktar Donjetsk-Roma 1-2 (1-5)

Moraes 59’/ Majoral 48′, 72′

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *