Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Studentëve – 17 nëntori, deklaroi se te studentët shohin shtysë të shoqërisë dhe lokomotivë e ndryshimeve që duhet të ndodhin në vendin tonë që të ecin para. Shaqiri para studentëve deklaroi se kjo është arsyeje që pse ata si Qeveri dhe Ministri e Arsimit dhe Shkencës (MASH), i mbështesin studentët dhe investojnë në arsimimin e tyre.
“Duke planifikuar dhe me përfshirjen e të interesuarve, të rinjve dhe studentëve, prezantojmë zgjidhje sistematike, masa dhe aktivitete, duke krijuar vazhdimisht mundësi të reja arsimore, përmirësim të kushteve të mësimdhënies dhe forma të reja të mbështetjes financiare”, tha Shaqiri.
Ai theksoi se kjo garniturë qeveritare ka futur disa lloje të reja të bursave që në të kaluarën nuk kanë ekzistuar dhe ky trendi do të vazhdojë edhe këtë vit. Gjithashtu, ai shtoi se shumat e të gjitha llojeve të bursave ekzistuese nga viti i kaluar janë rritur në mënyrë drastike, ku disa prej tyre mbi 80 për qind.