Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, z.Resmi Ejupi i shoqëruar nga kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim, z.Artim Spahiu dhe nga deputetja e z.Arabana Pasholli sot vizituan qendrën ndërkomunale për punë sociale dhe çerdhen Breshia në qytetin e Dibrës.
Në qendrën ndërkomunale për punë sociale të qytetit të Dibrës delegcioni u prit nga drejtori Kreshnik Paçuku ku u bisedua për rrjedhojën e punëve të qendrës sociale të qytetit të Dibrës.
“Takimi vazhdoi në çerdhen e qytetit ku u mirëprita nga drejtoresha e çerdhes Ajrije Daçi, ku edhe vizituam objektin shtesë të cilin e kanë ndërtuar me mjete vetanake me vlerë prej 7 milion denarësh, objekt në të cilin Ministria për Punë dhe Politikë Sociale e ka në programin e vitit 2021 ku planifikohet të pajiset dhe të përfundohet objekti. Vlera e investimit do të kap shumën prej 7.4 milion denarësh dhe pritet qe ndërtimi të fillon brenda këtij viti,” u shprehë Ejupi