Mobilizimi për trazirat e mundshme në Kosovë, trupat ndërkombëtare “zbarkojnë” në veri

Josep Borrell, shef i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, ka njoftuar të martën se trupa të tjerë evropianë kanë mbërritur në Kosovë për të garantuar siguri.

Kjo pasi në Veriun e Kosovës ka situatë të tensionuar, pjesëtarët e komunitetit serbë si deputetë, gjyqtarë, prokurorë, policë e punëtorë administrativë lëshuan institucionet.
Kjo në shenjë proteste për vendimin e shkallëzuar të Qeverisë së Kosovës për targat që ka nisur zbatimi më 1 nëntor, fillimisht lëshohen fletëqortime për serbët që s’i kanë konvertuar targat në RKS.

E për rikthimin në institucione duan që të anulohet vendimi për targa si dhe të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë shenja që do ta bëjë këtë, shkruan Express.

Rrjedhimisht, Bashkimi Evropian e ka parë të nevojshme që për çështje sigurie, EULEX të rris vigjilencën në atë pjesë të Kosovës.

Në Kosovë kanë zbarkuar krabinierë italianë, ketë në Twitter e ka konfirmuar edhe Borrell.

“Në këto kohëra të tensionuara në Kosovë, misioni i BE-së në Kosovë për sundim të ligjit EULEX përmbush detyrën që ka për të garantuar stabilitet: Forca Evropiane e Xhandarmërisë, pjesë e Karabinierëve, zbarkoi sonte që përkohësisht ta përforcojë Njësinë Policore të EULEX-it në Kosovë. EULEX do të vazhdojë që ta mbështesë një ambient të sigurt” , ka shkruar Borrell.

Borrell ka kërkuar vazhdimisht që të shtyhet vendimi për targat. Poqë nga Qeveria thonë se konflikti në Veri nuk ka të bëjë me targat.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *