Raportet kryesore të OKB-së të publikuara në dy ditët e fundit paralajmërojnë për marrjen e masave urgjente, ndërsa firmat e naftës raportojnë për fitime marramëndëse, sipas The Guardian.
“The Guardian” sjell një pasqyrim të situatës ndërsa thekson se ekspertët e klimës kanë rënë dakord se çdo veprim që kufizon ngrohjen globale redukton vuajtjet e njerëzve nga ndikimet klimatike.
Kriza klimatike ka arritur në një “pikë vërtet të zymtë”, sipas një prej shkencëtarëve kryesorë të klimës në botë, pasi një sërë raportesh nxorrën në pah se planeti është shumë pranë një katastrofe.
Është i nevojshëm një veprim i menjëherëshëm nga të gjitha kombet e botës që nga Lufta e Dytë Botërore, tha Prof Johan Rockström, por tensionet gjeopolitike janë në nivele të larta.
Emetimet duhet të përgjysmohen, të paktën deri në vitin 2030 për të përmbushur objektivin e rënë dakord ndërkombëtarisht prej 1.5 gradë celcius. Të enjten, Shell dhe TotalEnergies dyfishuan fitimet e tyre tremujore në rreth 10 miliardë dollarë.
Gjigantët e naftës dhe gazit kanë shënuar fitime kolosale, pasi kërkesa është rritur pas Covid-it dhe pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Sektori pritet të grumbullojë 4 trilion dollarë në vitin 2022, duke forcuar thirrjet për rritjen e taksave për të trajtuar krizën e kostos së jetesës dhe për të financuar tranzicionin e kalimit në energji të gjelbër, raporton abcnews.al.