Ukraina po avancon në jug dhe lindje të vendit, detyrojnë ushtrinë ruse të tërhiqet nga dhjetëra qytete

Forcat ukrainase kanë avancuar në jug dhe lindje – duke i detyruar trupat ruse të tërhiqen.

Presidenti Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se ushtria ukrainase ka arritur avancim të madh dhe të shpejtë kundër forcave ruse në javën e fundit – duke rikthyer dhjetëra qytete në rajonet në jug dhe lindje që Rusia i ka shpallur të aneksuara, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, ekspertët ushtarakë thonë se Rusia është në “pikën e saj më të dobët”, për shkak të mobilizimit e pjesërisht si rezultat i humbjeve të mëdha të ushtarëve dhe makinerisë luftarake.

Ministria ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, ka theksuar se ushtarët e tij po “vazhdojnë të avancojnë” në ofensivën e vjeshtës.

“Derisa parlamenti rus po tenton të kryej aneksime të çmendura, ushtarët tanë po vazhdojnë të avancojnë”, shkroi Reznikov në Twitter.

“Është përgjigja më e mirë ndaj të gjitha ‘referendumeve’, ‘dekreteve’, ‘marrëveshjeve patetike’”, shtoi ministri ukrainas i Mbrojtjes.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *