Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev refuzoi të nënshkruajë tekstin e deklaratës së nëntë vendeve të Evropës Lindore për shkak të nenit që mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO, njoftojnë nga kabineti i presidentit bullgar.
“Rumen Radev nuk pajtohet me të gjithë tekstin e deklaratës së miratuar nga disa vende të Evropës Lindore për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Presidenti mbështet qëndrimet e tjera të gjetura në dokument”, thuhet në deklaratën e raportuar dje nga BTA.
Dokumenti u nënshkrua më 2 tetor nga presidentët e Rumanisë, Republikës Çeke, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Sllovakisë dhe Polonisë.
Ata deklarojnë në të se “qëndrojnë me vendosmëri prapa vendimit të marrë në Samitin e NATO-s në Bukuresht për anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës” dhe i bënë thirrje Rusisë që “të tërhiqet menjëherë nga territoret e pushtuara”.