Përfundon skriningu shpjegues me BE-në për klasterin “Themelet”.
Dje u mbajt takimi shpjegues i shqyrtimit për një tjetër fushë që po futet për herë të parë në negociatat e anëtarësimit – “Funksionimi i institucioneve demokratike”, në kuadër të klasterit “Themelet”, që është një vlerë bazë mbi të cilën funksionon Bashkimi Evropian.
Skriningu për harmonizimin e legjislacionit tonë me atë të BE-së ka nisur zyrtarisht më 15 shtator dhe sipas pritshmërive të zëvendëskryeministrit Bojan Mariçiq do të zgjasë deri në nëntor të vitit 2023.