Franca pa probleme ndaj Austrisë, Kroacia mposht Danimarkën për kreun e grupit

Sot janë zhvilluar ndeshjet e pesta të fazës së grupeve në Ligën A të Kombeve të grupit 1, ku Franca dhe Kroacia morën fitore.

‘Gjelat’ edhe pse me shumë mungesa arritën të ishin superior ndaj Austrisë, duke fituar në fund me rezultat 2-0.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 56-të për 1-0.Pas disa minutash shënoi Olivier Giroud për 2-0 pas asistimit të Antoine Griezmann.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Kroacia ka mposhtur në shtëpi Danimarkën me rezultat 2-1.

Borna Sosa hapi ndeshjen me një gol në minutën e 49-të për 1-0.Danezët barazuan në minutën e 77-të, me Christian Eriksen i cili gjeti rrjetën për 1-1 me një super goditje nga distanca.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *