Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në margjinat e Seancës së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, realizoi takim me Gabriel Eskobar, zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe përfaqësues i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, me ç’rast janë përqëndruar edhe në dialogun strategjik.
Siç kumtoi MPJ-ja, bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë që Dialogu strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës tashmë po jep rezultate fillestare në formën e granteve amerikane që synojnë forcimin e sundimit të ligjit, kulturën dhe mbrojtjen. Ky zhvillim i bashkëpunimit është një tjetër konfirmim i aleancës shumëvjeçare dhe partneritetit të fortë strategjik mes dy vendeve.