Komuna e Tetovës ka arritur të zvogëloj për katër milion euro borxhin e saj, kështu deklaroi dje kreu i qytetit të Tetovës, Bilall Kasami.
“Borxhi i Komunës së Tetovës është zvogëluar për katër milionë euro dhe është aktualisht rreth 20 milionë euro”, u shpreh Kasami në televizionin Alsat.
I pyetur nga gazetarja e emisionit 200 në Alsat, për borxhin komunal, ai deklaroi:
“Sa i përket borxhit ne jemi në konsultime, konkretisht me institucione ndërkombëtare relevate të cilat merren me matjen e transparencës dhe llogaridhënies së komunave, që kur të dalim me publikimin e borxhit publik… Nuk është përgjysmuar, është rreth 20 milionë euro pra nga 24 milionë. Borxhi aktual i komunës së Tetovës bashkë me institucionet tjera dhe ndërmarrjet komunale është rreth 20 milionë euro”, tha Kasami.