Sipas FIFA-s, merkatoja verore ka sjell një rekord të ri të transferimeve të futbollistëve, duke regjistruar transakcione në vlerë prej 5 miliardë euro. Fituesit më të mëdhenj sërish ishin agjentët e futbollistëve, të cilët përfituan rreth 10 për qind nga shuma e harxhuar dhe në xhepin e tyre “futën” rreth 495 milion euro.
Gjatë merkatos janë 9.717 futbollist që kanë ndrruar mjedisin, ndërsa deri në fund të merkatos verore, kjo shifër mund të kalojë 10 mijë, pasi që ende është i hapur tregu i futbollistëve në disa vende të botës.
Rekordi për lëvizjen më të madhe të futbollistëve është vendosur në vitin 2019, kur 9.029 futbollist vendosën që të ndryshojnë mjedisin e tyre sportiv. Në vendin e parë për blerje të futbollistëve është Evropa, ku UEFA ka regjsitruar 6.500 marëveshje të reja të futbollistëve profesionist që kanë lëvizuar nga njëri në klubin tjetër. Ndikim të madh në transferimin e futbollisëve ka pasur edhe situata e përmirësuar e klubeve të futbollit, pas pandemisë.