Ueb-faqja u hakua nga grupi grek, MASH: S’ka nevojë për shqetësim, nuk janë marrë të dhënat e qytetarëve

Ueb-faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) prej mbrëmë është sulmuar. Për momentin faqja është ndërprerë plotësisht dhe në të nuk ka qasje. Në sajtin e MASH-it shkruan se është sulmuar nga ekipi i hakerëve grek „Netwatchers“.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në komunikim me Qendrën Kombëtare CIRT për Incidente Kompjuterike pranë Agjencisë së Komunikimeve Elektronike, ku është raportuar rasti dhe nga ku presim, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të ndërmerren veprime konkrete për të gjetur vendndodhjen dhe burimin e sulmeve. Ndërkohë, shërbimi TI i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me mbështetjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm po ndërmerr veprime për forcimin e sigurisë së faqes së internetit, pas së cilës ajo do të aktivizohet sërish”, thonë nga MASH.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *