Legjenda e futbollit tetovar Qatip Osmani, sërish do të ulet në pankinën e klubit të futbollit Shkëndija. Pas largimit me marrëveshje të dyanshëme e Artim Shaqirit, drejtuesit e skuadrës kuqezi menjëher kanë konaktuar dhe kanë arritur marrëveshje me Qatip Osmanin. Ndryshe legjenda e ekipit kuqezi pas tre viteve sërish kthehet në folen e vetë atje ku ka arrituar sukseset me te mëdha si trajner duke fituar tre tituj kampion, një Kup dhe një Superkup ndërsa suksese ka pasur edhe në garat ndërkombëtare.
Sfida e parë tanimë trajnerit”kuqezi Qatip Osmanit do të jetë ndeshja e Kupës kundër Karaormanit që do të zhvillohet të mërkurën e ardhëshme, ndërsa sfida më e madhe do të jetë “El Klasiko” e vendit tonë kundër Shkupit më 17 shtator në stadiumin e qytetit në Tetovë.
/KlanMaqedoni/