Në Njësinë Territoriale kundër Zjarrit për të promovuar “Zonën e Fitnesit” për punëtorët e kësaj njësie. Bashkë me trajnerin Festim Selmani, U.D komandantin Avni Ameti, bëmë përurimin e kësaj qendre për të krijuar kushte më të mira pune për zjarrfikësit e NJTKZ-në. Së shpejti, një grup prej kësaj njësie, do të udhëtoj për në Zvicër në kuadër të bashkëpunimit dhe trajnimit me ekipet zvicerane kundër zjarrit, ndërsa të njejtit pritet të vijnë në qytetin tonë në kuadër të bashkëpunimit të frytshëm mes qytetit tonë dhe qytetit të Villit.
Për Tetovën tonë. Për NJTKZ-në!