Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiç në konferencën e sotme për shtyp tha se drejtori në largim i Policisë Financiare, Arafat Muaremi nuk ka dhënë dorëheqje, por ka vendosur që mos të kërkojë vazhdimin e mandatit të tij, përcjell TV21. Në lidhje me suspendimin e prokurores Villma Ruskoska, Mariçiç tha se përgjigjet duhet të kërkohen në Prokuori.
“Unë me sa di z.Muaremi nuk ka dhënë dorëheqje, por i kaloi mandati dhe vendosi që mos të kërkojë vazhdim, kështu që ky ishte vendim i tij personal, rreth pyetjes për suspendimin e prokurores Ruskoska, arsyet dhe argumentet për këtë duhet t’i kërkoni në Prokurorinë Publike, sepse vendimi për hapjen e procedurës disiplinore është e Këshillit të Prokurorëve Publik dhe vendimi për suspendim është e prokurorit Jovevski”